Bota

Partia e Erdoganit është në “rënie të lirë”, humb 4% të popullaritetit vetëm në 3 muaj

7 Tetor 2021, 14:32 Nga DOSJA
Partia e Erdoganit është në “rënie të

TURQI– Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i cili synon sërish rizgjedhjen e tij në zgjedhjet presidenciale të 2023 në Turqi, duket se do ta ketë më të vështirë nga pikpamja popullore.

Sipas mediave greke, sondazhi i fundit i publikuar të mërkurën, tregon se AKP-ja në pushtet është në rënie të lirë përsa i përket ndikimit të saj elektoral. Partia e Erdogan ka 32.7% të votave, nga 36.1% vetëm tre muaj më parë në korrik. Brenda një tremujori, ajo ra me 3.4 pikë.

Opozita duket se po forcohet. Koalicioni joformal i formuar nga CHP (Kemalistët) me YIIP përbën 44.1% të preferencave, i forcuar me 2.8% në krahasim me numërimin e fundit. Nga ana e tij, koalicioni i formuar nga AKP dhe MHP i së djathtës ekstreme arrin 41.6%.

HDP-ja e majtë pro-kurde, pavarësisht persekutimit dhe përpjekjeve për të nxjerrë veten jashtë ligjit, po rrit përqindjet e saj, megjithëse pak, me 11.7% të votave.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota akp rexhep taip erdogan akp rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll