Bota

Putin feston ditëlindjen, Vuçiç e uron dhe i dërgon ftesë për takim në Serbi

7 Tetor 2021, 14:25 Nga DOSJA
Putin feston ditëlindjen, Vuçiç e uron dhe i dërgon

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i dërgoi një mesazh urimi për ditëlindje presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Sipas mediave serbe, në mesazhin e tij Vuçiç i uroi shëndet dhe shumë mundësi të reja për përparim personal dhe profesional.

Presidenti Vuçiç gjithashtu shprehu shpresën se ai do të ketë mundësinë të presë presidentin Putin në Serbi së shpejti, në mënyrë që dy krerët shtetërorë të “vazhdojnë bisedimet konstruktive dhe gjithmonë kuptimplotë”.

Gjatë Samitit të djeshëm Vuçiç ka lavdëruar lidhjet e tij me Kremlinin për mbrojtjen e vendit të tij nga kriza e energjisë në samitin e Brdo me udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke nxitur frikën se Kina dhe Rusia do të ishin përfituesit, ndërsa blloku parandalonte më tej zgjerimin. Vuçiç e përshkroi Vladimir Putinin si “zotuesin” në energji dhe u shpreh se ky vendim do të ndihmojë ekonominë serbe që të mos bjerë në krizë ekonomike.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksander vucic marredheniet serbi-rusi vladimir putin aleksander vucic marredheniet serbi-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll