Aktualitet

U denoncuan nga gruaja e të burgosurit/ Burgjet zbardhin arrestimin e dy punonjësve në Reç, EMRAT e specialistëve

7 Tetor 2021, 12:09 Nga DOSJA
U denoncuan nga gruaja e të burgosurit/ Burgjet zbardhin arrestimin e dy

TIRANË-Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy punonjësve të burgut të Reçit. Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër, janë dy personat që fillimisht u pezulluan nga detyra e më pas u vunë në pranga. Ishte ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ai i cili i pezulloi nga detyra dy ditë më parë pas bërjes publike të denoncimit që vërtetonte se ata të dy kishin shpërdoruar detyrën.

Të dy specialistët, u denoncuan në emisionin “Stop”, pasi bashkëshortja e Martin Tushes, i cili vuan dënimin në Reç pretendon se punonjësit i kanë kërkuar para në këmbim të disa shërbimeve.

Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët, ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur kërkohet që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove. Sipas bashkëshortes, Martinit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, mirëpo bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arnaldo hoxha mario laloshi punonjesit e burgut te recit arnaldo hoxha mario laloshi punonjesit e burgut te recit

Sondazh

Poll