Aktualitet

KPA prish vendimin e KPK: Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri do të kalojë në Vetting! (VENDIMI)

7 Tetor 2021, 12:17 Nga DOSJA
KPA prish vendimin e KPK: Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri do të kalojë

TIRANË– Magjistrati Shkëlqim Miri do t’i nënshtrohet procedurës së Vettingut. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë, vendosën që të rrëzonin vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në prill të këtij viti, ku caktohej përfundimi i procesit të rivlerësimit për Mirin.

Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 30/2021, datë 02.06.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të
Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Miri. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që I përket subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Miri.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 07.10.2021

Kush është gjyqtari Shkëlqim Miri?

Shkëlqim Miri ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës që nga viti 2010, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010). Një nga çështjet më të rëndësishme që ka kaluar në gjykimin e Shkëlqim Mirit ka qenë dosja e Gërdecit, ku ai ka qenë pjesë e një prej proceseve gjyqësore.

Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor të vitit 2017 për korrupsion pasi akuzohej se kishte marrë 20 mijë euro ryshfet për të liruar nga burgu të dënuarin për vrasje, Gentian Doda.

Kur u bë arrestimi Mirit iu gjetën në banesë rreth 34 milionë lekë të reja, para për të cilat gjyqtari tha se i kishte marrë për tu kuruar nga tumori, arsye që e përdori për të kërkuar lirinë. 15 ditë më vonë, gjyqtari u lirua.

Nga paratë e sekuestruara, vetëm afro 175 mijë euro, 9.3 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë kaluan në llogari të shtetit, ndërsa pjesa tjetër iu kthye Mirit sërish.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkelqim miri ne vetting shkelqim miri ne vetting

Sondazh

Poll