Aktualitet

Prej vitesh në kërkim, Apeli dënon me 15 vite burg Domart Konjarin

7 Tetor 2021, 10:10 Nga DOSJA
Prej vitesh në kërkim, Apeli dënon me 15 vite burg Domart

TIRANË- Gjykata e Apelit la në fuqi ditën e sotme vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, në lidhje me dënimin e caktuar për Domart Konjarin. Prej vitesh në kërkim, Konjari u gjykua në mungesë nga të dyja gjykatat, për drejtimin e një grupi kriminal për trafik drogë të llojit kokainë dhe heroinë.

Konjari ka katër vite në arrati dhe akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”. Sipas prokurorisë Konjari është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Europë e kryesisht në Francë. Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në disa shtete të Europës Qendrore pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin në Amerikën e Jugut.

Ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit, me të cilin kishte pasur edhe bashkëpunim në fushën e narkotikëve. Madje dyshohet se drejtonin bashkë në Spanjë një grup të trafikut të drogës, një nga furnizuesit e Europës me kokainë.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet devi kasmi domart konjari gjykata e apelit devi kasmi domart konjari gjykata e apelit

Sondazh

Poll