Aktualitet

I vodhi me dhunë varësen e floririt një gruaje, arrestohet 25-vjeçari në Lushnje

7 Tetor 2021, 10:55 Nga DOSJA
I vodhi me dhunë varësen e floririt një gruaje, arrestohet

LUSHNJE- Një 25-vjeçar është prangosur nga Policia në Lushnje, pasi akuzohet se i ka marrë një gruaje të moshuar varësen e floririt nga qafa. I arrestuari është P.L, 25 vjeç nga Lushnja.

NJOFTIMI I PLOTE: 

Pas marrjes së njoftimit se në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë i kanë marrë duke ushtruar dhunë fizike një varëse floriri që kishte në qafë shtetses Q. T., 73 vjeçe, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët falë mirëorganizimit të punës, veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Vjedhje me dhunë” shtetasin P. L., 25 vjeç, banues në Lushnjë. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që autori i vodhi me dhunë 73-vjeçares.

(f.g./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne lushnje grabitje ne lushnje

Sondazh

Poll