Aktualitet

Akti i fundit i Ardi Veliut/ Policia procedon penalisht 4 protestues që kundërshtuan rritjen e çmimeve

7 Tetor 2021, 11:43 Nga DOSJA
Akti i fundit i Ardi Veliut/ Policia procedon penalisht 4 protestues që

TIRANË– Ardi Veliu është larguar me një akt të fundit nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Ish-drejtori i Përgjithshëm që dje pati ditën e fundit në punë, për fat të keq, kjo ditë i ka përkuar me protestën e organizuar në rrjetet sociale, ku qindra qytetarë dolën para kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e Çmimeve. Në një njoftim që ëshë publikuar sot, Policia e Shtetit ka referuar në Prokurori 4 persona, të identifikuar si pjesëmarrës dhe organizatorë në protestë, që i akuzon për bllokimin e paligjshëm të rrugës.

Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë”, njofton Policia.

Çfarë ndodhi dje? Qindra qytetarë mbushën Bulevardin përballë kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, të energjisë elektrike, naftës, gazit dhe produkteve të shportës ushqimore. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk plotëson 4 kushtet që kanë vendosur, do të rikthehen sërish ditën e hënë në orën 18:00 po në të njëjtin vend. Protestuesit kërkojnë heqjen e TVSH për ushqimet e shportës, uljen e TVSH në 10% për bizneset e vogla dhe familjarët, heqjen e taksës së qarkullimit për naftën dhe akcizën për gazin.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta per rritjen e cmimeve protesta per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll