Aktualitet

Kërkoi kthimin e parave që ju sekuestruan, GJKKO rrëzon kerkesën e ish-gjyqëtares Enkelejda Hoxha

7 Tetor 2021, 11:25 Nga DOSJA
Kërkoi kthimin e parave që ju sekuestruan, GJKKO rrëzon

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha për kthimin e vlerës monetare, që u sekuestrua në banesën e saj disa muaj më parë. Në seancën e sotme, ish-gjyqtarja Hoxha u shpreh se paratë e sekuestruara janë pensionet dhe kursimet e prindërve.

Ajo mes lotësh shtoi se familja e saj është në kufijtë e mbijetesës, ndaj dhe për këtë gjë kërkoi kthimin e parave, gjë që u refuzua nga Gjykata e Posaçme. Rrëzimi i kërkesës së Hoxhës, për rikthimin e parave u propozua nga prokurorët.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por sot ai u la i lirë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda hoxha gjkko enkelejda hoxha gjkko

Sondazh

Poll