Aktualitet

Me puthje e përqafime, gjyqtari i Apelit në Vlorë kalon me sukses Vettingun

7 Tetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
Me puthje e përqafime, gjyqtari i Apelit në Vlorë kalon me sukses

TIRANE– Engert Pëllumbi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë e ka kaluar me sukses procesin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe trupa e përbërë nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko vendosën konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Fierit. Vendimi u mor pas hetimit që u zhvillua në të trija shtyllat e Vettingut.

Pëllumbi rezultoi i pastër në seancën që u zhvillua më 5 tetor, ndërsa DSIK dorëzoi një raport ku ai shihej si i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën. Por këmbëngulja e gjyqtarit për të paraqitur shpjegime u mor parasysh nga trupa e KPK duke sjellë në pranimin e tyre dhe rrëzimin e raportit të DSIK.

Pëllumbi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua si gjyqtar në Fier. Ai ka punuar që prej nëntorit të vitit 2020 si pjesë e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet engert pellumbi engert pellumbi

Sondazh

Poll