Aktualitet

Moti i keq, Kapiteneria Vlorë: Ndalohet nisja e mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit

7 Tetor 2021, 10:19 Nga DOSJA
Moti i keq, Kapiteneria Vlorë: Ndalohet nisja e mjeteve lundruese dhe

VLORË- Kapiteneria Vlorë ka njoftuar ditën e sotme ndalimin e leje-nisjes të të gjitha mjeteve të vogla dhe të anijeve të peshkimit, për shkak të motit të keq. Me anë të një njoftimi, kapiteneria shkruan se pas datës 8 tetor mund të përmorësohet situata meteorologjike.

Njoftimi:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për 24 orët në vazhdim në datat 07-08.10.2021 në drejtimin J-JL në forcën 6-7bft /10-15m/s deri në 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge deri 1.50-3.50 metra : NDALOHET DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT DHE MARJEN E MASAVE.

Njoftohen të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 07-08.10.2021. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 08.10.2021 / 22:00.

LAJMI KRYESOR: HARTA-LIVE/ Shqipëria nën pushtetin e shirave të dendur, bllokohen rrugët në Tiranë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kapiteneria vlore moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 7 tetor 2021 kapiteneria vlore moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 7 tetor 2021

Sondazh

Poll