Bota

OBSH miraton përdorimin e Mosquirix për infektimet nga malarja në Afrikë

7 Tetor 2021, 11:55 Nga DOSJA
OBSH miraton përdorimin e Mosquirix për infektimet nga malarja në

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka miratuar përdorimin e një vaksine kundër malaries në Afrikë e njohur si RTS, S / AS01 ose Mosquirix. BBC shkruan se kjo gjë është konfirmuar nga OBSH si një hap historik në shëndetin global të njeriut.

është konfirmuar se më shumë se dy milionë njerëz në mbarë botën aktualisht infektohen me malarje çdo vit, duke vrarë qindra mijëra, shumica prej tyre fëmijë në Afrikë. ndërkohë që me këtë vaksinë studimet tregojnë se vdekjet nga malaria mund të zvogëlohen me 70%. Mosquirix i është dhënë leja për ta përdorur atë në një takim të përbashkët të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) mbi malarjen dhe vaksinimin.

Vaksina ndahet në dy kategori, duke zvogëluar malarjen tek fëmijët, shtrimin në spital dhe nevojën për transfuzion gjaku. Malaria është një sëmundje vdekjeprurëse e shkaktuar nga mushkonjat, e cila është më e përhapur në pjesët më të nxehta të botës përfshirë Afrikën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota malarja vaksine per malarjen malarja vaksine per malarjen

Sondazh

Poll