Bota

Sfidë SHBA-së, ekuipazhi rus niset për të xhiruar filmin e parë në orbitë

7 Tetor 2021, 06:46 Nga DOSJA
Sfidë SHBA-së, ekuipazhi rus niset për të xhiruar filmin e

RUSI- Një ekuipazh rus kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në mënyrë që të mposhtin SHBA-në në filmimin e filmit të parë në orbitë. The Guardian shkruan se ekuipazhi rus ka të ngjarë të mposhtë një projekt të Hollywoodit të shpallur vitin e kaluar nga Tom Cruise, NASA dhe SpaceX i Elon Musk. Aktorja Yulia Peresild dhe regjisori i filmit Klim Shipenko, u nisën nga kozmodromi me qira rus Baikonur në Kazakistan siç ishte planifikuar.

Ekuipazhi udhëtoi me një anije kozmike Soyuz MS-19 për një mision 12-ditor në ISS për të filmuar skena për filmin The Challenge. Roscosmos zbuloi se komploti i filmit, i cili është mbajtur kryesisht i fshehur së bashku me buxhetin e tij, u përqëndrua në një kirurge femër të dërguar në ISS për të shpëtuar një kozmonaut. Ndërkohë që thueht se kozmonauti Shkaplerov dhe dy të tjerë kanë luajtur role në film.

Ekuipazhi i ISS, i cili përfshin gjithashtu një qytetar francez dhe një japonez dhe tre astronautë të NASA -s, do të mirëpresin të sapoardhurit rreth orës 14:10 GMT.

“Ishte e vështirë psikologjikisht, fizikisht dhe emocionalisht … por unë mendoj se kur të arrijmë qëllimin tonë të gjitha sfidat nuk do të duken aq të këqija,” tha Peresild

Shipenko dhe Peresild pritet të kthehen në Tokë më 17 tetor në një kapsulë me kozmonautin Oleg Novitsky, i cili ka qenë në ISS për gjashtë muajt e fundit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elon musk filmi i pare ne orbit klim shipenko tom cruise yulia peresild elon musk filmi i pare ne orbit klim shipenko tom cruise yulia peresild

Sondazh

Poll