Politike

Berisha: Pengkryetarin e ka marrë në patronazh qeveria

6 Tetor 2021, 16:54 Nga DOSJA
Berisha: Pengkryetarin e ka marrë në patronazh qeveria

GJIROKASTËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me demokratët e mbledhur në Gjirokastër detajet nga një takim që kishte me një qytetar nga Rrogozhina, duke u shtuar se kryedemokrati Lulzim Basha po mbahet peng nga qeveria. Nga “Foltorja”, Berisha u kërkoi që të firmosin për mbledhjen e Kuvendit, duke shtuar se më pas vota do të varet tërësisht prej tyre. 

Janë me dhjetra anëtarët tanë të harruar. Erdhi dje një demokrat nga Rrogozhina, e di çbëri tha; i thotë kryetarit anëtarso sa të mundësh për vete dhe për mua. Kur solli listat kishte hequr 40% se duhet të merrnin përqindje të madhe ata që ishin anëtarsuar për kryetarin dhe për mua. Ndaj dhe ftoj të gjithë delegatët e Kuvendit kombëtar të PD pa përjashtim të firmosi për mbledhjen e Kuvendit. Si të doni vendosni në Kuvend, por të mblidhet. E shihni ç’ndodh në media. Pengkryetarin e ka marrë në patronazh qeveria. Ka të tjerë që përpiqen t’u mbushin mendjen qytetarëve se nuk ka rëndësi vota. Janë mercenarë. Në këtë pikë ne ndahemi me çdo njeri. Ata për të cilët procedura dhe forumet nuk kanë rëndësi. Nuk e duan pluralizimin,”-tha Berisha. 

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Gjirokastër, Berisha për krizën: Kaskada e Drinit po përjeton ‘vdekje klinike’, Rama shiti energjinë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne gjirokaster aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne gjirokaster

Sondazh

Poll