Politike

Kriza në Shqipëri, Berisha “zbërthen” Ramën: Shiti energjinë, tani kaskada e Drinit është në vdekje klinike

6 Tetor 2021, 16:36 Nga DOSJA
Kriza në Shqipëri, Berisha “zbërthen” Ramën:

GJIROKASTËR– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka analizuar paralajmërimin e pasardhësit të tij Edi Rama lidhur me krizën që ai paralajmëroi se do të “godiste” Shqipërinë. Në fjalën e tij nga Gjirokastra, Berisha tha se kriza ishte e krijuar nga Edi Rama sepse gjatë verës kishin shitur energjinë e kaskadës së Drinit, duke e lënë tani bosh. Përgjegjës për Berishën është vetëm Rama dhe ministrja e tij, Belinda Balluku.

“Është rritur çmimi i gazit por më thoni pak çfarë gazifikimi kemi ne në Shqipëri. 0! po nëse kriza e gazit kap një vend që 25% të energjisë e ka nga gazi si do na kapë ne që e kemi nga ujrat tona. Është ndjellakeqs. Ky vetëm bën thirrje për rritjen e çmimve, kur gazi përdoret vetëm për gatim dhe makina. Është kriza që do të induktojë në familjet shqiptare. Sot iu them që pas rezervës valutore, e kemi kaskadën e Drinit. Është rezervë strategjike. Ajo ishte plot e përplot edhe në muajin gusht. Ai ka shitur energji gjatë verës. Tani kaskada është në vdekje klinike, kjo është arsyeja e krizës. Në vend që të blinte energji me çmim të lirë, sot është më i lartë se në gusht. Kjo është krizë e bërë vetë. E krijuar vetë. Është kriza e Edi Ramës,“-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Gjirokastër, Berisha për krizën: Kaskada e Drinit po përjeton ‘vdekje klinike’, Rama shiti energjinë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne gjirokaster aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne gjirokaster

Sondazh

Poll