Bota

Lista e njerëzve më të pasur në botë, pozicioni i Bill Gates më i ulëti në 30 vitet e fundit

6 Tetor 2021, 17:12 Nga DOSJA
Lista e njerëzve më të pasur në botë, pozicioni i Bill

SHBA– Bill Gates ka rënë në pozicionin më të ulët në listën e përsonave më të pasur të botës në këto 30 vite, pas divorcit me ish-gruan Melinda Gates. Kohës së themeluesit të Microsoft, në vendin e parë ose të dytë si personi më i pasur në botë, duket se i ka ardhur fundi. Kjo për shkak të ndarjes së pasurisë me ish-bashkëshorten. Është hera e parë që prej vitit 1991 që Gates nuk kryeson listën e miliarderëve. Pasuria e tij vlen momentalisht 134 miliardë dollarë, ndërkohë që vendet e para tashmë i zënë Jeff Bezos, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, duke e lënë Gates në vend të katërt.

Pasuria e Gates pësoi rënie për herë të parë në vitin 2000 kur ai la postin e tij si kryetar i Microsoft, por sidoqoftë ai ja doli të qëndronte në krye të listës. Megjithatë, pasuria e miliarderëve mund të ndryshojë shumë shpejt. Pas bllokimit të Facebook për rreth 7 orë këtë të hënë, investigimeve sesi kjo platformë ndikon të rinjtë, kryesisht si Instagrami ndikon shëndetin mendor të vajzave adoleshente, Mark Zuckerberg humbi plot 6 miliardë dollar, duke e kthyer Bill Gates në vend të tretë si njeriu më i pasur në botë.

Burimi: Forbes

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bill gates bill gates

Sondazh

Poll