Bota

Hynë në shpellë për eksplorim, gjetën një pirg me eshtra njerëzish të ngrënë nga hijenat

6 Tetor 2021, 18:08 Nga DOSJA
Hynë në shpellë për eksplorim, gjetën një pirg me

ARABI SAUDITE –  Gjetja e tmerrshme u zbulua në një rrjet të madh nëntokësor tunelesh të quajtur Umm Jirsan, në Arabinë Saudite nga disa studiues dhe hienat po fajësohen për grumbullin e madh të eshtrave.

Sipas The Sun, sistemi i Shpellës Umm Jirsan përhapet mbi 40 milje nën tokë dhe u krijua nga një rrjedhë e e lashtë llave. Shpella me kanale prej llave ishte shtëpia e hienave për mijëra vjet. Krijesat mendohet se kanë krijuar malin e eshtrave gjatë një periudhe shtatë mijë vjeçare duke hedhur kockat nga “gostitë” e tyre.

Edhe pse disa nga kockat janë njerëzore, ekspertët nuk mendojnë se hienat do të kishin vrarë ndonjë njeri. Hienat janë pastruese, jo gjuetare fillestare kështu që ka më shumë të ngjarë që ato t’i kenë gërmuar eshtrat e njerëzve të varrosur diku dhe më pas t’i kenë sjellë në shpellë.

Gjatë ekzaminimit mbi 40 krijesa u identifikuan duke përfshirë dy fragmente kafkash njerëzore.Kafshët e tjera përfshinin deve, qen, gomarë dhe dhi. Provat e përtypjes dhe tretjes së hienës thuhet se janë të pranishme në kocka, kështu që studiuesit përjashtuan mundësinë e kafshëve të tjera përgjegjëse.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arabia saudite shpella me eshtra arabia saudite shpella me eshtra

Sondazh

Poll