Aktualitet

Doza e tretë e vaksinës, Alimehmeti: Duhen kryer konsulta me mjekun!

6 Tetor 2021, 14:47 Nga DOSJA
Doza e tretë e vaksinës, Alimehmeti: Duhen kryer konsulta me mjekun!

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti mendon se doza e tretë është një përfitim shumë i mirë për personat që janë vaksinuar më parë. Teksa ishte në një intervistë për ‘ReportTv’, mjeku dekaroi se kjo duhet të bëhet përmes konsultave të personalizuara me mjekët dhe jo me fasha moshore.

Alimehmeti përmendi rastin e Izraelit, i cili tashmë ka kryer dozat e treta mirëpo tha se në moshat e treta duhet menduar mirë doza e tretë pasi të moshuarit mund të kenë sëmundje bashkëshoqëruese.

“Është diskutim shumë i gjerë, OBSH thotë jo kjo sepse ata që marrin një dozë të tretë përfitojnë diçka, por përfitojnë shumë më shumë ata që marrin dy doza. Po të hyjmë të kategori të veçanta, si pash moshat e treta, apo ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, ndoshta mund të merret në konsideratë. Kjo është diskutuar shumë, Izraeli ka bërë dozat e treta. Duhet bërë me konsulta të personalizuara me mjekët”, tha ai.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti ilir alimehmeti

Sondazh

Poll