Politike

‘Ngëri’ politik/ Lucio Malan: Qeveria italiane të kthejë sytë nga kriza në Shqipëri

10 Qershor 2019, 17:55 Nga DOSJA
‘Ngëri’ politik/ Lucio Malan: Qeveria italiane të

ITALI- Duke iu referuar situatës së fundit krijuar në vend,  zv/kryetari i grupit të senatorëve të partisë “Forza Italia” është shprehur se qeveria italiane duhet t’i kushtojë rëndësi të veçantë krizës politike në Shqipëri.

Gjatë një deklarate për mediet Lucio Malan, bën një analizë të krizës politike në vendin tonë. Sipas tij  është e nevojshme që edhe qeveria e Romës të shikojë me kujdes krizën politike në Tiranë.

Kriza serioze institucionale që është duke u zhvilluar në Shqipëri për shumë muaj tani ka arritur nivele me intensitet të veçantë. Kryeministri Rama dëshiron të largojë Presidentin e Republikës, fajtor sipas tij për ndërmjetësim për datë tjetër të zgjedhjeve lokale. Partitë e opozitës kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë për shkak të shumë parregullsive që kanë ndodhur në vitin 2017, se ata zgjedhje janë zhvilluar tërësisht në parregullësi.

Situata është aq serioze saqë kreu i Partisë Demokratike (një anëtar i Partisë Popullore Evropiane) Lulzim Basha e ka dorëzuar mandatin e tij si deputet në shenjë proteste, së bashku me të gjithë kolegët e tij në partinë e tij. Basha ka akuzuar Ramën për bashkëpunim me zotat e drogës, të cilët në tërësi kryejnë trafik droge nga Shqipëria në Itali. 

Shpresoj që Qeveria të jetë e interesuar për situatën e këtij vendi, aq afër nesh, në të cilën ka shumë sipërmarrës italianë që kanë nevojë për ligjshmëri “, thotë senatori i “Forza Italia”, u shpreh Lucio Malan.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike ne shqiperi lucio malan kriza politike ne shqiperi lucio malan

Sondazh

Poll