Politike

Kriza politike/ Basha merr në mbrojtje Metën: Nuk do ta shkarkojë askush, s’ka zgjedhje as me 30 gusht

10 Qershor 2019, 15:56 Nga DOSJA
Kriza politike/ Basha merr në mbrojtje Metën: Nuk do ta shkarkojë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha sfidoi nismën e socialistëve për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta pasi shfuqizoi dekretin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në fjalën e tij para mediave, Basha përmendi edhe emrat e disa deputetëve socialistë si Damian Gjiknuri apo Vangjush Dako, të cilët PD i akuzon si të inkriminuar duke u shprehur se nuk do të kishte zgjedhje lokale pa dalë ata para drejtësisë.

Sa i përket vendimit të Metës, Basha është shprehur se nuk i takonte atij që ta gjykonte, ndonëse e mbështese plotësisht.

Në fund të deklaratës së tij për shtyp, Basha i ka kërkuar ndjesë qytetarëve për situatën e krijuar në vend duke premtuar ditë më të mira politike.

Socialistët kanë nisur sot mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas zhdekretimit që ai bëri për datën e zgjedhjeve lokale.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një resolute.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike lulzim basha ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale kriza politike lulzim basha ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll