Hajdari vizitë në Beograd, e buzëqeshur përballë kamerave, ‘harron’ Shqipërinë
TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, ka marrë pjesë në një takim në Beograd, në kuadër të 20 vjetorit të ndalimit të bombardime...
TIRANË– Disa ditë më parë presidenti Ilir Meta anuloi dekretin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, për shkak të bojkotit të tyre nga ana e opozitës së bashkuar.
Zhdekretimi i zgjedhjeve nga presidenti Meta nuk është pritur mirë nga socialistët, të cilët kanë nisur me mbledhjen e firmave për shkarkimin nga detyra të kreut të shtetit.
Në një situatë të tillë politike pritet krijimi i Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtojë nëse dekreti i presidentit është i vlefshëm.
Në një rast të dy viteve më parë, kur Kushtetuesja ishte ende funksionale, dekreti i presidentit kaloi në Gjykatën Administrative. Kjo pasi dekreti i kreut të shtetit sipas Kushtetutës së Shqipërisë është një akt normativ.
Presidenti i asaj kohë Bujar Nishani, shtyu me një javë datën e zgjedhjeve parlamentare me dakordësinë e të dyja palëve.
Atë kohë Partia Forca Rinia kërkonte pezullimin e efekteve të dekretit të Presidentit të Republikës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata.
“Data e re e zgjedhjeve e caktuar me dekretin e ri është antikushtetuese, pasi është tej afatit të parashikuar nga Kodi Zgjedhor.”
Precedenti i mëparshëm (Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
Tre gjyqtarët e çështjes: Fatmir Hoxha; Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari vlerësuan se dispozitat e Kodit Zgjedhor nuk ishin në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese por asaj administrative.
“Për sa i takon bazueshmërisë në themel të pretendimeve të kërkueses, Kolegji vlerëson se ajo nuk ka arritur të paraqesë argumente të nivelit kushtetues lidhur me antikushtetutshmërinë e dekretit dhe është ndalur vetëm tek antiligjshmëria e tij. Konkretisht, kërkuesja ka paraqitur pretendime se dekreti i Presidentit të Republikës bie ndesh me Kodin Zgjedhor. Përputhja apo jo e dekretit të Presidentit të Republikës me dispozitat e Kodit Zgjedhor nuk është në juridiksionin e kësaj Gjykate, por në juridiksionin e gjykatave administrative apo, sipas rastit, të Kolegjit Zgjedhor dhe si e tillë nuk mund të shqyrtohet nga kjo Gjykatë.“
Ky precent i dy viteve më parë “favorizon” socialistët për të mos pritur deri në ngritjen e Kushtetueses për të gjykuar zhdekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Meta.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, ka marrë pjesë në një takim në Beograd, në kuadër të 20 vjetorit të ndalimit të bombardime...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha sfidoi nismën e socialistëve për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta pasi shfuqizoi dekretin për zgjedhjet lokale të 30 q...
TIRANË- Në fund të deklaratës së tij për shtyp, kryedemokrati Lulzim Basha ka dërguar edhe një mesazh për qytetarët.Basha i kërkoi ndjesë qytetarëve për si...
TIRANË- Lideri demokrat Lulzim Basha është shprehur i vendosur se zgjedhjet lokale nuk do të zhvillon këtë verë, duke këmbëngulur për largimin e kryeminist...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në konferencën e sotme për shtyp edhe pse ka mbështetur vendimin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve, ka zgjedh...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sfiduar socialistët, duke i përmendur edhe emrat e personave që opozita i ka akuzuar si të inkriminuar, ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot me urgjencë kryesinë e Partisë Socialiste, ku u vendos shkarkimi i presidentit. Menjëherë pas kësaj vërshuan reag...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohe...
TIRANË– Deputeti i përjashtuar i PS-së, Gjetan Gjetani i ka bërë thirrje kolegëzve të tij socialistë që të mos e ndjekin Edi Ramën.Në rrjetin e tij social ...
TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka komentuar në Syri Tv, situatën e fundit politikë ne vend, ku Presidenti Ilir Meta çdekretoi ven...