Politike

Anulimi i zgjedhjeve lokale, Basha: Mbështes plotësisht Metën, s’më takon mua ta gjykoj

10 Qershor 2019, 16:12 Nga DOSJA
Anulimi i zgjedhjeve lokale, Basha: Mbështes plotësisht Metën,

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në konferencën e sotme për shtyp edhe pse ka mbështetur vendimin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve, ka zgjedhur të mos e gjykojë atë.

Sipas Bashës, gjykimi i zhdekretimit të presidentit mund të bëhej vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Pjesë nga fjala e Metës:

Nuk më takon as mua të gjykoj vendimin e Presidentit, ndonëse e mbështes plotësisht. Politikisht unë mund të them që zgjedhjet moniste nuk janë zgjedhje.

Politikisht unë mund të them se vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik.

Përtej cdo mendimi individual, ka një dhe vetëm një institucion që mund të shprehet: Gjykata Kushtetuese.

Këtë Gjykatë e ka shkatërruar me krenari dhe mburrje Edi Rama, sikurse ka shkatërruar edhe Gjykatën e Lartë, dhe ajo sot nuk mund të shprehet.

Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp nga selia blu ka marrë në mbrojtje presidentin Ilir Meta, duke premtuar se nuk do ta shkarkonte askush. Basha sfidoi socialistët me emrat që PD i ka denoncuar si bashkëpunëtorë me krimin. Basha ka deklaruar sërish se zgjedhje lokale nuk do të ketë këtë verë, duke i kërkuar qytetarëve falje për situatën e krijuar në vend.

(k.m; a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale lulzim basha ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll