Hajdari vizitë në Beograd, e buzëqeshur përballë kamerave, ‘harron’ Shqipërinë
10 Qershor 2019, 16:32Nga DOSJA
TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, ka marrë pjesë në një takim në Beograd, në kuadër të 20 vjetorit të ndalimit të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputetja Hajdari, e cila shprehet se gjatë kësaj takimi ka folur rreth situatës aktuale në Shqipëri.
“Sot e ftuar në Beograd për të folur mbi gjendjen aktuale në Shqipëri. Data 10 Qershor 2019 shënon 20 vjetorin e ditës kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havijer Solana lëshoi urdhërin për ndalimin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë pas 72 ditëve dhe miratimin e Rezolutës së famshme 1244 nga Këshilli i Sigurisë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur territorin e Kosovës me trupat e KFOR-it dhe për t’i hapur rrugën Kosovës së Pavarur. Për të inaguruar këtë ditë, i ftuar po ashtu ka qenë dhe Mathew Palmer në një vizitë zyrtare.
E lumtur që ndava pikëpamjet e mia për disa tema të rëndësishme me diplomatë, gazetarë dhe ekspertë të fushës”, – shkruan Hajdari në rrjetet sociale.
Por ndërsa situata politike në Shqipëri është në kulmin e saj, ku nga njëra anë Presidenti shfuqizoi dekretin për zgjedhejt e 30 qershorit, ndërsa KQZ vendosi në favor të kryeministrit dhe rrëzoi dekretin e Pesidentit, i cili është ‘kërcënuar’ me shkarkim, për Hajdarin si duket nuk ka rëndësi. Ajo shfaqet e buzëqeshur, por nuk denjon të thotë asnjë fjalë për këtë zallamahi në të cilën ndodhet politika shqiptare.
Rudina Hajdari
Rudina Hajdari
Rudina Hajdari
Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.
Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha sfidoi nismën e socialistëve për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta pasi shfuqizoi dekretin për zgjedhjet lokale të 30 q...
TIRANË- Në fund të deklaratës së tij për shtyp, kryedemokrati Lulzim Basha ka dërguar edhe një mesazh për qytetarët.Basha i kërkoi ndjesë qytetarëve për si...
TIRANË- Lideri demokrat Lulzim Basha është shprehur i vendosur se zgjedhjet lokale nuk do të zhvillon këtë verë, duke këmbëngulur për largimin e kryeminist...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në konferencën e sotme për shtyp edhe pse ka mbështetur vendimin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve, ka zgjedh...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sfiduar socialistët, duke i përmendur edhe emrat e personave që opozita i ka akuzuar si të inkriminuar, ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot me urgjencë kryesinë e Partisë Socialiste, ku u vendos shkarkimi i presidentit. Menjëherë pas kësaj vërshuan reag...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohe...
TIRANË– Deputeti i përjashtuar i PS-së, Gjetan Gjetani i ka bërë thirrje kolegëzve të tij socialistë që të mos e ndjekin Edi Ramën.Në rrjetin e tij social ...
TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka komentuar në Syri Tv, situatën e fundit politikë ne vend, ku Presidenti Ilir Meta çdekretoi ven...
TIRANE- Deputeti i ardhur nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvend, Ralf Gjoni, ish-këshilltar i presidentit Ilir Meta, duket se është i gatshëm ...