Politike

Ambasadori i OSBE-së ndjen “keqardhje”për Shqipërinë: Përkeqësim në luftën kundër korrupsionit

10 Qershor 2019, 17:32 Nga DOSJA
Ambasadori i OSBE-së ndjen “keqardhje”për

TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ishte i pranishëm sot në aktivitetin në galerinë e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku u çel sot një ekspozitë me punime të nxënësve të kësaj shkolle me temë korrupsionin.

Gjatë këtij aktiviteti Borchardt deklaroi se Shqipëria ka shënuar rënie në luftën kundër korrupsionit.

Korrupsioni është diçka me të cilën ballafaqohemi që në moshë të re, prandaj këtë radhë menduam ta organizojmë konkursin e arteve me artistë të rinj akoma më të rinj. Korrupsioni është një nga pikat kryesore të punës të Prezencës së OSBE-së. Shohim me keqardhje që Shqipëria ka pasur përkeqësim në këtë fushë gjatë dy viteve të shkuara.

Shqipëria ka shënuar rënie në Indeksin e Transparency International që prej vitit 2016. Dimë që këtë vit janë bërë më shumë përpjekje nga policia, inspektimet dhe nga prokuroria për t’i vënë njerëzit përpara drejtësisë, por kjo është një çështje që kërkon një qasje të shumëanëshme. Njëra nga këto anë është trajtimi i korrupsionit përmes artit” tha Borchardt.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt lufta kunder korrupsionit bernd borchardt lufta kunder korrupsionit

Sondazh

Poll