Politike

Anulimi i zgjedhjeve lokale, Basha sfidon Ramën: Nuk do ta shkarkojë askush presidentin Meta

10 Qershor 2019, 15:14 Nga DOSJA
Anulimi i zgjedhjeve lokale, Basha sfidon Ramën: Nuk do ta shkarkojë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohej nga detyra. 

Në deklaratën e tij për shtyp, Basha u shpreh se shkarkimi i presidentit Meta ishte një blof politik i kryeministrit Rama, duke e quajtur atë një përbetim që nuk e mbante dot. 

“Dua të them që në fillim dy të vërteta: 1. Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor. 2. Nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës.Edi Rama po përpiqet të bombardojë opinionin publik me dy përbetime, që ai as nuk i mban dot, dhe as nuk ka interes t’i provojë,”-tha Basha. 

Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp nga selia blu ka marrë në mbrojtje presidentin Ilir Meta, duke premtuar se nuk do ta shkarkonte askush. Basha sfidoi socialistët me emrat që PD i ka denoncuar si bashkëpunëtorë me krimin. Basha ka deklaruar sërish se zgjedhje lokale nuk do të ketë këtë verë, duke i kërkuar qytetarëve falje për situatën e krijuar në vend.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale lulzim basha ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll