Bota

Ilir Gjoka lihet në paraburgim për 30 ditë, rrezikon 40 vite burg për vrasje e 19-vjeçares

6 Tetor 2021, 10:11 Nga DOSJA
Ilir Gjoka lihet në paraburgim për 30 ditë, rrezikon 40 vite burg

MAL I ZI- Ilir Gjoka i cili akuzohet për vrasjen e 18-vjeçares Shejla Bakija, gjyshes së saj dhe plagosjen e babait të saj Selija Bakija është lënë në paraburgim për 30 ditë.

Dje, gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë të Podgoricës, Vladimir Novoviç, urdhëroi ndalimin e tij deri me 30 ditë, duke shpjeguar se Gjoka mund të përsëriste krimin, të ndikonte te dëshmitarët ose të arratisej.

Sipas mediave malazeze, ngjarja dukej se ishte e parashikuar pasi në 2019 ai u dënua nga Gjykata Themelore në Podgoricë me 240 orë punë në interes publik dhe t’i paguaj 500 euro Institutit për Sëmundjet e Fëmijëve të Qendrës Klinike të Malit të Zi. Ilir dhe vëllai i tij Agron u gjykuan sepse më 4 mars 2019, në Tuzi, kanë dhunuar disa persona dhe për sjellje të paturpshme dhe të pamëshirshme, duke rrezikuar paqen e qytetarëve dhe prishën rendin dhe qetësinë publike.

28-vjeçari përballet me deri në 40 vjet burg dhe Prokuroria e Lartë e Shtetit e akuzon atë për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Shejla Bakija u vra të mërkurën nga partneri i saj, Ilir Gjokaj. Autori shkoi në banesën e familjes së Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i të resë. Gjoka u fsheh pas vrasjes më 30 shtator por më pas u dorëzua më 4 tetor.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni ilir gjoka shejla bakija vladimir novoviç ilir gjoka shejla bakija vladimir novoviç

Sondazh

Poll