Bota

‘Unë nuk kam asnjë llogari’, Vuçiç flet mbi skandalin e ‘Pandora Papers’

6 Tetor 2021, 09:35 Nga DOSJA
‘Unë nuk kam asnjë llogari’, Vuçiç flet mbi

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur rreth skandalit të ‘Pandora Papers’ në lidhje me disa emra të politikës dhe biznesit botëror.

Në emrat e publikuara Vuçiç nuk figuron por në të është një ministër i kabinetit të tij, Sinisa Mali. I pyetur në lidhje me emrin e tij Vuçiç tha se gazetarët mund t’i kërkojnë llogaritë e tij, por që ai nuk i ka ato.

Unë nuk kam asnjë llogari dhe jetoj me ato çfarë kam punuar, për çfarë do të flitet në 50 ose 100 vjet,” theksoi Vuçiç.

Në rrjedhën më të madhe të dokumenteve në histori, të pagëzuar si “Pandora Papers”, më shumë se 330 udhëheqës e ish-udhëheqës politikë identifikohen si përfitues të llogarive sekrete; mes të cilëve ish-kryeministri britanik Tony Blair, lideri çek Andrej Babis dhe bashkëpunëtorë të presidentit rus, Vladimir Putin.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic investigimi i pandora papers aleksander vucic investigimi i pandora papers

Sondazh

Poll