Bota

Presidenti i KE-së takon liderët e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Michel: Dialogu është çelësi i stabilitetit dhe sigurisë

6 Tetor 2021, 08:58 Nga DOSJA
Presidenti i KE-së takon liderët e Maqedonisë dhe

SLLOVENI- Në kuadër të Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor i cili po mbahet në Slloveni, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka zhvilluar një takim me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin bullgar Roumen Radev.

Takimi u zhvillua në tentativë për të gjetur një kompromis midis dy vendeve pasi Bullgaria u bë shkak që të pengohej vijueshmëria e negociatave për integrim.

Dialogu është çelësi i stabilitetit dhe sigurisë rajonale. Diskutuam me presindentin e Bullgarisë, Roumen Radev dhe Zoran Zaev, kryeministrin e Maqedonisë, presindetin e KE Ursula Von der Leyen dhe ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Janez Jansa mbi rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të çështjeve të mbetura të habura bilaterale, për ti hapur rrugë nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE,” shkruan Michel.

Duke mbërritur në samit, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se ai do të ofronte një mundësi për një diskutim të hapur se cilat duhet të jenë hapat e ardhshëm në procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit.

Lajmi kryesor/ AXHENDA- Samiti i Brdos/ Liderët e BP-së dhe të BE-së diskutojnë për Integrimin, i pranishëm Rama (Mesazhet e para)

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota charles michel samiti i brdos ne slloveni charles michel samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll