Bota

Mediumi serb: Vuçiç qëndron prapa peticionit për lirimin e vrasësit të Zoran Gjingjiç

6 Tetor 2021, 07:27 Nga DOSJA
Mediumi serb: Vuçiç qëndron prapa peticionit për lirimin

SERBI- I dënuar për krime lufte Dragan Vasilkoviç, i njohur ndryshe si Kapiteni Dragan, ka nisur një peticion në Serbi për lirimin e vrasësit të ish-kryeministrit  Zoran Gjingjiç, Zvezdan Jovanoviç. Por së fundmi mediumi serb “Danas” shkruan se pas këtij peticioni është Presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiç. Në shkrimin e saj, Danas ka rikujtuar se Vuçiç-it, i pëlqen të krahasohet me Gjingjiçin, edhe pse ai vetë u deh nga lumturia kur ish-kryeministri u vra.

“Pas veprimit të Kapiten Draganit, mbledhjen e nënshkrimeve për lirimin e Zvezdan Jovanović, vrasësit të Zoran Đinđić, nuk ka asnjë tjetër përveç qeverisë aktuale. Si për të shpjeguar ndryshe se stenda e firmave qëndron e papenguar për ditë të tëra në qendër të Beogradit dhe se ajo ruhet mirë. Gjithashtu, duhet të kihet parasysh se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili pëlqen të krahasohet me Đinđić, deklaroi se u deh nga lumturia kur u vra Kryeministri i atëhershëm”, shkruhet ndër të tjera në artikullin serb.

Një bashklëpuntore e Gjingjiçit Vesna Pesiç ka thënë se i ashtuquajturi Kapiten Dragan, nuk ka asnjë bazë me të cilën kërkon falje për Jovanoviçin.

“Këtë iniciativë për lirimin e vrasësit të Gjingjiqit nuk e ka menduar Kapiteni Dragan, por kreu i shtetit Vuçiç. Dhe meqë Vuçiç është kundër një Serbie të ideuar nga Gjingjiç dhe është një urryes i madh i tij, tani ai dëshiron t’i rehabilitojë vrasësit”, ka thënë Pesiç.

Gjingjiç u vra më 12 mars të vitit 2003 në moshën 50-vjeçare. Vrasja e tij u organizua nga Drejtuesi i Njësisë së Operacioneve Speciale të Departamentit të Sigurisë së Shtetit, Milorad Ulemek Legija, ndërsa ndihmësi i tij Zvezdan Jovanovic kreu ekzekutim e drejtpërdrejtë. Të dy këta u dënuan me nga 40 vjet burg, ndërkohë që sfondi politik i vrasjes nuk është përcaktuar kurrë.

(I.A./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dragan vasilkoviç zoran gjingjic zvezdan jovanoviç aleksander vucic dragan vasilkoviç zoran gjingjic zvezdan jovanoviç

Sondazh

Poll