Bota

Arrestohet vrasësi i 20-vjeçarit nga Kosova në Zvicër, 7 të tjerë ndodhen nën hetim

6 Tetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
Arrestohet vrasësi i 20-vjeçarit nga Kosova në Zvicër, 7

ZVICËR– Një person është vënë në pranga nga policia e Luzern në Zvicër në lidhje me vrasjen e një 20-vjeçari nga Kosova. Dhjetë ditë më parë, Ardit Nikçi humbi jetën në një pikë karburanti në Geuensee të Zvicrës, si pasojë e plagëve që mori gjatë rrahjes mes dy grupeve.

Në vendin e ngjarjes u gjetën një thikë, gurë dhe një çekan. Policia e Luzernit ka arrestuar personin që dyshohet për vrasjen e shoferit të ri të kamionit.

Ne shumë shpejt e identifikuam dhe e arrestuam të dyshuarin. Personat janë në paraburgim në lidhje me vrasjen në Geuensee”- tha Simon Kopp nga zyra e Prokurorit të Luzernit.

Nga zyra e prokurorit në Luzern bëjnë të ditur se shtatë persona janë në paraburgim dhe për pesë prej tyre është caktuar masa e paraburgimit deri në dhjetor. Në mesin e personave që janë në paraburgim janë pesë sirianë, një zviceran dhe një irakian, ndërsa në mesin e tyre është edhe një grua.

Raporti i Instituti të Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimës është ende në pritje.

Video-regjistrimet ndihmojnë në lidhje me hetimet. Ne i kontrollojmë pamjet tërësisht, çdo sekondë. Në fund është si një mozaik ku të gjitha pjesët duhet të përshtaten”, ka thënë Kopp.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni ardit nikçi simon kopp vritet 20 vjecari ne zvicer ardit nikçi simon kopp vritet 20 vjecari ne zvicer

Sondazh

Poll