Bota

Samiti në Slloveni, Kurti: BE nuk është Europë pa Ballkanin Perëndimor

6 Tetor 2021, 07:47 Nga DOSJA
Samiti në Slloveni, Kurti: BE nuk është Europë pa Ballkanin

SLLOVENI– Kryeministri Albin Kurti është shprehur se ka besim se këtë herë Europa nuk do ta zhgënjejë Kosovën dhe do të japë një dritë jeshile. Përpara mediave nga Sllovenia, Kurti tha se Europa nuk do të jetë asnjëherë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës shtoi se ka shpresë që ky Samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj.

“Kanë kaluar më shumë se tre vite që kur u rekomandua për herë të fundit liberalizimi i vizave për shtetasit e Kocovës. Kemi besim se në këtë Samit, Europë do të na tregojë se na do brenda saj. Bashkimi Europian nuk është plotësisht Europë pa Ballkanin Perëndimor, Europa është kontinenti ynë. Nuk kemi pranuar asnjë vaksinë ruse apo kineze. Ne jemi Europë, por EU duhet të bëhet Europë. Ne jemi me shpresë që ky Samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi. Ftoj edhe pesëshen mosnjohësen e BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës,”- tha Kurti ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:Samiti i Brdos/ Liderët e BP-së dhe ata të BE-së diskutojnë për integrimin, i pranishëm dhe Rama

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora politike albin kurti samiti i brdos ne slloveni albin kurti samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll