Bota

Samiti në Slloveni, Vuçiç jep mesazhin: Merkel dhe Macron kanë porosi për mua e Kurtin

6 Tetor 2021, 07:41 Nga DOSJA
Samiti në Slloveni, Vuçiç jep mesazhin: Merkel dhe Macron

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se në Samitin që do të mbahet në Brdo të Sllovenisë do të takojë kancelaren gjermane në largim, Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Mediat serbe shkruajnë se vetë Vuçiç ka deklaruar se Macron e Merkel me siguri do të lënë ndonjë porosi për të dhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk kam iluzione për një hyrje të shpejtë në BE, por është e rëndësishme që Serbia të jetë në rrugën evropiane dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë me BE-në, sepse më shumë se 60 përqind e eksporteve shkojnë në BE, dhe Serbia i përket Evropës. Pres një mesazh pozitiv të BE për Ballkanin Perëndimor. Besoj se Macron dhe Merkel, mua dhe Albin Kurtin do të na porosisin për diçka, do të interesohem për energjinë,”- ka thënë Vuçiç.

Takimi në Samitin e Brdos në Slloveni ka nisur. Pjesë e tij është edhe kryeminstri Edi Rama.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksander vucic samiti i brdos ne slloveni aleksander vucic samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll