Bota

Vetëvritet ‘njeriu me shenjë’ në Francë, ish-polici rrëfen krimet në një letër

6 Tetor 2021, 05:51 Nga DOSJA
Vetëvritet ‘njeriu me shenjë’ në Francë,

FRANCË– Një ish-oficer policie me një të shkuar të errët ka kryer vetëvrasje dhe me anë të një shënimi ka rrëfyer të gjitha krimet e kryera prej tij që kanë tronditur Parisin. Ngjarja është regjistruar më 29 shtator.

ka kryer vetëvrasje dhe ka lënë pas një shënim duke rrëfyer krimet e tij me të paktën 4 vrasje dhe 6 përdhunime mes viteve ’86 -’97

Ish-polici François Vérove konsumoi mbidozë qëllimisht që të vetëflijohej dhe më ppas nisi të shkruante letrën e rrëfimit. Mediat franceze shkruajnë se kur u njoftuan nga fqinjët për rastin në fjalë, kuptuan se kishin të bënin me një kriminel që kërkohej prej 35 vitesh e që njihej si ‘Le Grêlé’ (njeriu me shenjë).

Në letër, ish-polici ka rrëfyer të paktën 4 vrasje dhe 6 përdhunime të ndodhura mes viteve ’86 -’97. Ndër viktimat e tij ishte 11-vjeçarja Cécile Bloch, e cila u raportua e zhdukur në vitin 1986 pasi nuk shkoi në shkollë. Në kohën e krimeve të tij, Vérove ishte pjesë e një njësie policore që hetonte rastet e mundshme të pedofilisë, por kishte përfituar nga të tilla raste.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota françois vérove françois vérove

Sondazh

Poll