Aktualitet

Aksident në Kurbin, përplasen 2 mjete! 1 i vdekur, 3 të plagosur rëndë tek Trauma

5 Tetor 2021, 15:51 Nga DOSJA
Aksident në Kurbin, përplasen 2 mjete! 1 i vdekur, 3 të plagosur

KURBIN- 4 persona kanë mbetur sot të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, por disa orë më pas njëri ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55, pranë fshatit Skuraj, ku një mjet tip ‘Renault’ është përplasur me një tip ‘Ford’, e si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime katër persona. Të lënduarit u transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, por 52-vjeçari me iniciale A.S., ka ndërruar jetë vite më vonë.

Deri më tani dihet se u plagosën katër persona, 3 gra që ndodheshin në të njëjtin automjet dhe shoferi i automjetit tjetër, por gjithashtu nuk është bërë me dije as identiteti i tyre. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 4 te plagosur aksident ne aksin milot-rreshen aksident ne kurbin 4 te plagosur aksident ne aksin milot-rreshen\ aksident ne kurbin

Sondazh

Poll