Politike

Rama e përjashtoi nga partia, Gjetani: Ta lëmë vetëm në çmendurinë e tij për para

10 Qershor 2019, 15:03 Nga DOSJA
Rama e përjashtoi nga partia, Gjetani: Ta lëmë vetëm në

TIRANË– Deputeti i përjashtuar i PS-së, Gjetan Gjetani i ka bërë thirrje kolegëzve të tij socialistë që të mos e ndjekin Edi Ramën.

Në rrjetin e tij social “Facebook”, Gjetani shkruan se Rama ishte armik i zgjedhjeve të lira duke mos i lejuar ato as në PS, ndërkohë që vlerëson zhdekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Meta.

“Ta lëmë vetëm Edi Ramën në çmendurinë e tij për para e për pushtet dhe në greminën ku ai do të fusë vendin dhe socialistët e ndershëm. Të largohemi nga e keqja, që përfaqëson Edi Rama, i cili mendon vetëm për xhepin dhe pushtetin e vetë dhe të kriminelëve rreth tij,“-shkruan Gjetani. 

Postimi i plotë: 

I bej thirrje kolegeve te mij socialiste qe te mos ndjekin Edi Ramen ne rrugen e tij per shkaterrimin e percarjen e Shqiperise.

Dihet qe Edi Rama eshte armiku i zgjedhjeve te lira e te ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe ne PS.

Dekreti i presidentit eshte nje veprim per bashkimin e shqiptareve dhe jo ndarjen e tyre,per zgjedhje te lira dhe jo per zgjedhje te kapura nga krimi,per integrimin dhe jo per izolimin e shqiptareve.

Prandaj te bashkohemi te vlerat e verteta dhe ta leme vetem Edi Ramen ne cmendurine e tij per para e per pushtet dhe ne greminen ku ai do te fuse vendin dhe socialistet e ndershem.

Sot eshte koha qe te zgjedhim te miren per vendin dhe familjet tona dhe te largohemi nga e keqja,qe perfaqeson Edi Rama i cili mendon vetem per xhepin dhe pushtetin e vet dhe te krimineleve rreth tij.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjetan gjetani meta shtyn zgjedhjet ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale gjetan gjetani meta shtyn zgjedhjet ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll