Sport

Mavraj i kujton Bashës kohën e bukur të kaluar bashkë në ditën e tërheqjes së tij: “E kisha për nder të ndreqja gabi

5 Tetor 2021, 15:46 Nga DOSJA
Mavraj i kujton Bashës kohën e bukur të kaluar bashkë

GJERMANI – Tërheja përfundimtare e Migjen Bashës nga futolli ka nxitur reagimin e shumë shokëve të tij të ekipit përfaqësues.

Një ndër ta ishte edhe shoku i tij te kombëtarja shqiptare, Mërgim Mavraj, që me nota humori, por edhe deklarata prekëse, diti t’i dërgojë një mesazh vërtetë të veçantë Bashës, për t’ia lehtësuar sadopak vështirësinë që sjell një vendim i tillë.

“Migjen vëllai im i dashur, Unë vetëm mund të të përgëzoj, jo vetëm për karrierën tënde të madhe, por veçanërisht për atë person të madh që je. Ishte një nder i madh për mua, të pastroja gabimet e tua prapa shpinës.

Të uroj ty dhe familjes tënde veçanërisht bekimet e zotit. Me dashuri, truproja yt… të gjithë jemi shumë krenarë për ty”, shkruan Mavraj në Instagram.

 B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll