Sport

Nuk kishte ndodhur që nga viti 1974/ Vëllezërit Hernandez për herë të parë te Franca,tani do të konkurojnë në krahun e

5 Tetor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Nuk kishte ndodhur që nga viti 1974/ Vëllezërit Hernandez

FRANCË-Për herë të parë, vëllezërit Hernandez janë thirrur të dy nga përfaqësuesja e Francës dhe janë paraqitur së bashku për një konferencë shtypi në qendrën sportive të Clairefontaine. Lucas, 25 vjeç, është tashmë një veteran i Blues dhe gjithashtu u shpall kampion bote në Rusi 2018. Theo, 23 vjeç, ka luajtur vetëm një ndeshje,më 7 shtator në takimin kundër Finlandës (2 -0) e vlefshme për Kupën e Botës 2022.

Të dy janë mbrojtës dhe luajnë në krahun e majtë: kjo është arsyeja që shumë gazetarë pyesin për bashkëjetesën e mundshme mes të dyve dhe Didier Deschamps është në dyshim nëse do t’i vendosë ata nga minuta e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Belgjikës.

Për të thënë të vërtetën, roli që të dy vëllezërit kanë krijuar për veten e tyre në ekipet ku aktivizohen është krejt i ndryshëm. Lucas ka filluar të luajë në qendër të mbrojtjes te Bayern Munich dhe tani luan shpesh në atë rol. Theo shpërtheu në Milano dhe është një titullar i palëvizshëm në krahun e majtë.

Ndërkohë, i pyetur nëse vëllezërit Hernandez mund të luanin së bashku si titullarë, Deschamps u përgjigj: “Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë situatë. Nuk ndodh shpesh, e lëre më në Kombëtare. Duhet të mendoj se kam të bëj me dy lojtarë, jo dy. vëllezër. Ata kanë role dhe profile të ndryshme që të mund të luajnë së bashku. Edhe nëse Lucas ishte shumë i mirë me ne si mbrojtës i krahut të tij, ai tani ka një predispozitë për të luajtur si mbrojtës qendre,ndërsa Theo shtyn shumë në krahun e majtë ”

Në fakt, ishte që nga viti 1974 që dy vëllezër mbanin të njëjtën fanellë: kjo i ndodhi Hervé dhe Patrick Revelli, protagonistë me Saint-Etienne dy vjet më vonë në finalen e Kupës Evropiane të humbur me Bayern Munich.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport franca liga e kombeve lucas hernandez theo hernandez franca liga e kombeve lucas hernandez theo hernandez

Sondazh

Poll