Sport

VIDEO/ Çmenduri në Brazil! Godet arbitrin dhe e bën për spital, arrestohet në fushë futbollisti

5 Tetor 2021, 17:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Çmenduri në Brazil! Godet arbitrin dhe e bën për

BRAZIL- Dhuna në futboll nuk ka munguar, edhe pse ndodh rrallë. Këtë herë ka ndodhur një incident i pazakontë, në ndeshjen e Serisë A2 mes Guarani dhe Sao Paolo RS në Brazil. Lojtari William Ribeiro goditi gjyqtarin Rodrigo Crivellaro Dias duke e dërguar atë në spital. Imazhet janë të tmerrshme dhe tregojnë për momente të çmendurisë së madhe dhe mosbesimit në fushë.

Episodi shkaktoi një lloj përleshjeje dhe kërkoi shpëtim të menjëhershëm. Në fushë mbërriti menjëherë ambulanca dhe urgjentisht e transportoi gjyqtarin në spitalin në Venancio Aires, pranë Porto Alegre, në Brazilin jugor.

 

Inacreditável o que fez William Ribeiro no jogo entre São Paulo/RS e Guarani/RS, pela Série A2 do Gaúcho.

Agrediu o árbitro Rodrigo Crivellaro de forma surreal. O juiz teve que ser atendido pela ambulância e levado a um hospital.pic.twitter.com/1sUO0ZSX3n

— Sala12 (@OficialSala12) October 5, 2021

William Ribeiro fillimisht u ndalua dhe më pas u arrestua në stadium nga policia. Federata e Futbollit ka deklaruar se Gjykata e Drejtësisë Sportive do të hetojë faktet dhe do të merret me sanksionet përkatëse. Ndërkohë, të dy ekipet i kanë dërguar mesazhe inkurajuese arbitrit të ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazil guarani william ribeiro brazil guarani william ribeiro

Sondazh

Poll