Sport

Skuadrat angleze janë “artileria e rëndë“, disa klube kalojnë vlerën e 1 miliard eurove

5 Tetor 2021, 14:33 Nga DOSJA

ANGLI – Manchester City është klubi me përbërjen e lojtarëve më të shtrenjtë në Europë. Sipas Observatorit të Futbollit CIES, lojtarët e skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola kapin shifrën e 1.1 miliard eurove, duke fituar në këtë garë duelin me rivalët e qyteti të United e cila k anjë ekip me vlerën 1.04 miliardë.

Chelsea renditet pas klubeve të Mançesterit për vlerën aktuale në 809 milionë, e më pas janë skuadrat si, Barcelona (766 milionë), Bayern Munich (761 milionë) dhe Liverpool (742 milionë).

Gjigandët europian si Real Madrid (723 milionë stërlina), Paris Saint-Germain (691 milionë), Borussia Dortmund (587 milionë) dhe Atletico Madrid (566 milionë) plotësojnë 10-të të parat.

Treshja e Ligës Premier, Tottenham (486 milionë), Arsenal (481 milionë) dhe Leicester (410 milionë) të gjitha shfaqen në top 20, ndërsa West Ham (288 milionë), Aston Villa (284 milionë), Everton (279 milionë) dhe Wolves ( 253 milionë) plotësojnë 30-shen.

Vlera e skuadrave të Ligës Premier të kombinuara peshon në një shifër marramendëse prej 7.6 miliardë stërlinash – shumë më tepër se La Liga (4.5 miliardë), Bundesliga (3.9 miliardë), Serie A (3.8 miliardë) dhe Ligue 1 (2.9 miliardë).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 5 Tetor 2021, 12:36

SHQIPËRI-Krahas Lenjanit, në konferencë për shtyp ishte edhe fantazisti i Empolit, Nedim Bajrami, i cili debutoi një muaj më parë me Kombëtaren shqiptare, ...