Sport

“Ai nuk mund të ecë”! Trajneri i Borussia Dortmund frikëson tifozët për gjendjen e Haaland: Ai më tha se…

5 Tetor 2021, 13:11 Nga DOSJA
“Ai nuk mund të ecë”! Trajneri i Borussia Dortmund

NORVEGJI-Norvegjia do të luajë pa Erling Haaland në dy sfidat eliminatore të këtij muaji ndaj Turqisë dhe Malit të Zi, pasi ylli i Borussia Dortmund ka pësuar një dëmtim dhe vështirë se do t’ia dalë të rikuperohet në kohë. Trajneri i Borussia Dortmund Marco Rose zbuloi se situate është më e keqe nga sa duket.

“Erling u përpoq të ishte me ekipin kombëtar. Ata që e njohin e dinë gjithashtu se ai gjithmonë dëshiron të luajë. Ai nuk luajti dot në Chmapions League, u përpoq të ishte në ndeshjen ndaj Gladbach në kampionat por nuk ia doli. U shqetësova sepse ai më tha: “Nuk mund të lëviz sic do të doja. Unë as nuk mund të eci”.

Nëse në Norvegji ka ende një fije shprese që Haaland të rikuperohet për të paktën në njërën nga ndeshjet, nuk duket aspak optimist trajneri i Dortmundit, Marco Rose, që u shpreh se sulmuesi e ka vërtetë të pamundur të luajë.

“Unë e kuptoj federatën norvegjeze. Ai është një qenie njerëzore, jo një makinë. Nëse nuk funksionon, nuk funksionon. Ne duhet ta kemi atë të shëndetshëm për Borussia Dortmund, por edhe për kombëtaren norvegjeze. Ne kemi luajtur dy ndeshje pa të tani dhe për momentin gjërat nuk po shkojnë mirë as për Norvegjinë. Ne duhet ta lirojmë atë nga presioni dhe të mos pyesim për gjendjen e tij fizike çdo ditë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borussia dortmund haaland borussia dortmund haaland

Sondazh

Poll

Sport 5 Tetor 2021, 12:36

SHQIPËRI-Krahas Lenjanit, në konferencë për shtyp ishte edhe fantazisti i Empolit, Nedim Bajrami, i cili debutoi një muaj më parë me Kombëtaren shqiptare, ...