Sport

“GËNJESHTRA!!!” Xhaka zbulon pse nuk vjen në Kombëtare dhe përgënjeshtron Reja-n: I kam dhënë shansin…

5 Tetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
“GËNJESHTRA!!!” Xhaka zbulon pse nuk vjen në

SHQIPËRI-Ditën e djeshme në konferencën për shtyp, trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja u shpreh se e kishte thirrur Taulant Xhakën, por ky i fundit kishte refuzuar ftesën për të disatën herë. Në këtë pikë, mesfushori i Baselit ka reaguar dhe në një intervistë për Rtsh Sport, lojtari ka dhënë versionin e tij në lidhje me deklaratën e trajnerit të Kombëtares Shqiptare.

“Taulant Xhaka kurrë nuk e ka refuzuar kombtaren! I kam thënë Bulkut që nuk jam akoma 100% në formën time dhe më mirë ishte që të merrte një lojtar që është 100% në formë”.

Qëndrim i prerë nga ana e mesfushorit të Baselit që përgënjeshtron trajnerin e Kombëtares, sipas të cilit, Xhaka nuk ka dhënë asnjë arsye për mungesën.

“Këto janë gënjeshtra dhe nuk e di pse. Nuk është aspak e vertetë që unë kam refuzuar Kombëtaren, por isha 1 vit i dëmtuar dhe nuk isha në 100% në formë dhe nuk dua të rrezikoj prapë që të dëmtohem. Në këtë mënyrë, i kam dhënë shansin një lojtari të ri që të grumbullohet”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport reja shqiperia xhaka reja shqiperia xhaka

Sondazh

Poll

Sport 5 Tetor 2021, 12:36

SHQIPËRI-Krahas Lenjanit, në konferencë për shtyp ishte edhe fantazisti i Empolit, Nedim Bajrami, i cili debutoi një muaj më parë me Kombëtaren shqiptare, ...