Sport

Zbardhet disktuimi i Sër Ferguson me Khabib Nurmagomedov: “Ndeshja fillohet me lojtarët më të mirë…”

5 Tetor 2021, 09:47 Nga DOSJA
Zbardhet disktuimi i Sër Ferguson me Khabib Nurmagomedov: “Ndeshja

ANGLI – Kritikat ndaj Ole Gunar Solskjaer sa vijnë e shtohen edhe nga protagonistë të ambientit të “Djajve”. I fundit ka qenë ish-trajneri legjendar i tyre Sir Alex Ferguson.

Ai ka kritikuar trajnerin e Manchester United për venidmin që mori të linte në stol Cristiano Ronaldon në ndeshjen e shkuar të Premier League kundër  Evertonit që përfundoi në barazim.

Solskjaer tha se synimi i tij ishte ta freskonte ekipin pas një fitoreje të vështirë kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Ylli portugez u fut në lojë në minutën e 57-të, tetë minuta para golit të barazimit të Evertonit – por nuk mundi që ta ndryshonte rrjedhën e lojës dhe u largua i mërzitur drejt dhomës së zhveshjes pas mbylljes së takimit.

Ferguson, ish-trajneri i Unitedit, u xhirua në Old Trafford duke diskutuar me folur me Khabib Nurmagomedov pas ndeshjes: “Por mendoj se ata e panë që Ronaldo nuk po luante”.

Khabib iu përgjigj: “Po, por ai u fut në lojë në pjesën e dytë”.

Legjenda e Manchester Unitedit shtoi: “E di, por ndeshjen duhet ta nisesh gjithmonë me lojtarët më të mirë.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alex ferguson ole gunar solskjaer alex ferguson ole gunar solskjaer

Sondazh

Poll

Sport 5 Tetor 2021, 12:36

SHQIPËRI-Krahas Lenjanit, në konferencë për shtyp ishte edhe fantazisti i Empolit, Nedim Bajrami, i cili debutoi një muaj më parë me Kombëtaren shqiptare, ...