Sport

“Mungesa e tifozëve të Hungarisë na favorizon”, Lenjani ndihet gati për ndeshjen në Budapest: Mendoj të…

5 Tetor 2021, 12:44 Nga DOSJA
“Mungesa e tifozëve të Hungarisë na favorizon”,

SHQIPËRI-Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së djeshme grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e kampionatit Botëror “Katar 2022”.Ditën e sotme, në një konferencë për mediat kanë dalë dy nga futbollistët e Kombëtares, Ermir Lenjani dhe Nedim Bajrami, të cilët kanë folur për këto ndeshje dhe për dy rivalët direktë në grup për vendin e dytë.

Fillimisht ishte Ermir Lenjani ai i cili iu përgjigj interesit të medieve, ku theksoi se fokusi kryesor është te forca e vetë ekipit, ndërsa u shpreh se skuadra fillimisht mendon vetëm ndeshjen ndaj Hungarisë. Mungesa e tifozëve në transfertën hungareze është një plus për kuqezinjtë sipas Lenjanit, i cili gjithashtu mendon se Kombëtarja aktuale është e mbushur me talente.

“Jam gati për këto dy ndeshje që kemi dhe fizikisht kam pasur një lëndim të vogël, por tani ndihem shumë mirë. Të gjithë ndihemi shumë të mirë e të lumtur me shokët. Tani mendojmë për ndeshjen me Hungarinë, pasi është shumë e rëndësishme për ne. Do fokusohemi më shumë të forca jonë dhe do shohim si do ecë loja.

Hungaria i ka tifozët shumë të flaktë dhe stadiumi është i mbushur dhe mendoj që është shumë mirë për ne, por duhet të fokusohemi te vetja për të arritur qëllimin.Gol në ndeshjen e radhës?– Mendoj vetëm të jap gjithçka në fushë kur të hyj dhe shpresoj të kemi suksese.” Përfundoi Lenjani.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lenjani shqiperia lenjani shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 5 Tetor 2021, 12:36

SHQIPËRI-Krahas Lenjanit, në konferencë për shtyp ishte edhe fantazisti i Empolit, Nedim Bajrami, i cili debutoi një muaj më parë me Kombëtaren shqiptare, ...