Politike

VIDEO- Shkarkimi i Ardi Veliut shkakton debate te ‘Siguria’, Çuçi qesh: Do e merrni vesh kur ti shuhet kandiliR

5 Tetor 2021, 11:44 Nga DOSJA
VIDEO- Shkarkimi i Ardi Veliut shkakton debate te ‘Siguria’,

TIRANE– Shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shkaktuar debate në Komisionin e Sigurisë. Deputeti Luan Baçi pyeti ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me lajmin e botuar në media. Ministri nuk e ka mohuar lajmin e shkarkimit, ndërsa nisi të qeshte për Veliun duke thënë se “do e merrni vesh në momentin e duhur kur ti mbarojë kandili”.


Debatet në Komision:

Luan Baçi: Jemi shumë të interesuar, një lajm ka dalë në media se është shkarkuar drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Kjo s’është në dorën tuaj xhanëm se e di kryeministri. Po a është e vërtetë?

Bledi Çuçi: Nuk ka problem, s’ka asgjë. Ju do e merrni vesh në momentin e duhur, kur ti mbarojë kandili… (nis të qeshë me të madhe).

Ervin Salianji: Jemi komisioni i sigurisë apo…?

(Fjalën e merr Flamur Noka).

Lajmi kryesor: Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Çuçi: Do e merrni vesh kur ti mbarojë kandili

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike shkarkohet ardi veliu shkarkohet ardi veliu

Sondazh

Poll