Politike

VIDEO- Masat anti-Covid në shkolla, PD: Ftojmë ministret Kushi dhe Manastirliu për dëgjesë

5 Tetor 2021, 08:46 Nga DOSJA
VIDEO- Masat anti-Covid në shkolla, PD: Ftojmë ministret Kushi dhe

TIRANË– Kryetarja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi nisi ditën e sotme mbledhjen duke iu bërë një ftesë ministres Evis Kushi dhe Ogerta Manastirliut për të qënë të pranishme në Komision në mënyrë që të tregonin masat që janë vënë në shkollat në vend si pasojë e pandemisë. Vokshi u shpreh se do duhet që dy ministret të raportojnë gjendjen në të cilën ndodhen institucionet arsimore pasi ka pasur shumë shqetësime nga prindërit e nxënësve për situatën aktuale.


Të bëjmë një dëgjesë të përbashkët për masat që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimt. Të ftohet ministrja e arsimit dhe e shëndetësisë për dëgjesë. Kjo është çështje që është prekur nga prindërit, pasi nuk janë marrë masat në shkolla, duke nisur që nga higjena. Nëse ju jeni dakord e vendosim në axhendë në javën e radhshme. Do bëjmë një kalendar, do bëjmë propozimet që ta vendosim javën që vjen. Pjesa e shkollave nga pret më pasi kemi marrë shumë mesazhe, shumë shqetësime, të gjithë ju jeni në dijeni të peticionit që bënë prindërit. A janë marrë masat brenda këtyre ditëve, cfarë masash janë marrë? Kjo çështje i përket të gjithëve, nuk i përket vetëm PS apo PD. Janë dhënë porosi që asnjë mësuesi të mos bëhet testi por të shkojnë në klinika private.’- u shpreh Vokshi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike çështjet sociale dhe shëndetësine 5 tetor 2021 komisioni për punën çështjet sociale dhe shëndetësine 5 tetor 2021 komisioni për punën

Sondazh

Poll