Aktualitet

Theu xhamat e lokalit dhe makinën, prangoset 30-vjeçari në Tiranë, kapet i riu me dorezë metalike e drogë

5 Tetor 2021, 06:50 Nga DOSJA
Theu xhamat e lokalit dhe makinën, prangoset 30-vjeçari në

TIRANË– Një 30-vjeçar me inicialet I.D., është vënë në pranga pasi pas një konflikti për motive të dobëta, i ka thyer xhamat e lokalit si dhe i ka dëmtuar mjetin personit me inicialet G.D.. Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë në 20-vjeçari që kishte kanabis dhe një dorezë metalike. Një 28-vjeçar është prangosur për dhunë, ndërsa një tjetër është kapur në gjendje të dehur në timor.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. D, 30 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Basha“, në fashtin Bushqesh, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, i ka thyer xhamat e lokalit si dhe i ka dëmtuar mjetin shtetasit G. D.. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. E, 28 vjeç, pasi në fshatin Breg, Vorë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin B.R.. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç, 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia tirane policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2021, 17:42

Zbulohet identiteti i viktimës në Elbasan

ELBASAN– Zbulohet identiteti i të plagosurit në Elbasan. Mësohet se i vdekur në vend për shkak të plumbave të marrë është identifikuar si Ardian Ço...