Sport

Tifozët “largojnë Neymar”, shumica mendon se nuk duhet të luaj

5 Tetor 2021, 08:52 Nga DOSJA
Tifozët “largojnë Neymar”, shumica mendon se nuk duhet

FRANCE – Nuk ka kaluar dot si një humbje që mund të pësojë kushdo gjatë kampionatit ajo  e Paris Saint-Germain ndaj Rennesë.

Dhe në fakt, të kesh në formacionin e parë lojtarë si Neymar, Mbappé dhe Messi, dhe në fund nuk kë bërë asnjë gjuajtje në portë ndaj një skuadre të mesit të tabelës në kamëpionatin francez, të duket e deri diku e pabesueshme.

Në Paris, ka kritika për të gjithë lojtarët, por veçanërisht për brazilianin Neymar, që po shfaqet larg formës se atij futbollisti për të cilin është shpenzuar shuma rekord e 222 milionë eurove.

Neymar ka mundur të tundë rrjetë vetëm dy herë në 41 tentativat e fundit dhe gazeta “Le Parisien” është e pamëshirshme në vlerësimin që i bën lojtarit.

“Fillimi më i keq i sezonit te PSG, i ka munguar në saktësia, teknikisht i padobishëm, hija e vetvetes “.

Një gjykim që përqafohet nga një pjesë e madhe e mbështetësve parizienë, të paktën duke parë rezultatet e një sondazhi të “l’Equipe”.

E përditshmja franceze shtroi pyetjen nëse O ‘Ney e meriton të luajë titullar në këtë moment dhe 66% e pjesëmarrësve në sondazh u përgjigjën jo, 29% ishin pro dhe pjesa e mbetur të pavendosur.

Shigjetat ndaj brazilianit vijnë si pasojë e humbjes së parë të skuadrës në këtë sezon dhe rreth një javë pas frazës së Mbappesë nga stoli:  “Ai “barbon” nuk më pason kurrë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll