Sport

“Kam kërkuar që në korrik largimin”, Mbappe thyen heshtjen: Refuzimi i rinovimit? Ja si qëndron e vërteta

4 Tetor 2021, 12:35 Nga DOSJA
“Kam kërkuar që në korrik largimin”, Mbappe thyen

PARIS– Pas shumë zërave që zgjati një verë të tërë, Real Madridit iu desh të braktiste idenë e nënshkrimit me Kylian Mbappe. Një mega-marrëveshje që mendohej se u lehtësua nga ardhja e Messit te Paris Saint-Germain, por presidenti Al-Khelaifi nuk donte të dëgjonte arsyet.

Sulmuesi francez shprehet për RMC Sport se si i ka kaluar me ankth javët e fundit të merkatos. “E vërtetë, në korrik kërkova të largohesha, pasi nuk doja të rinovoja kontratën time. Doja që klubi të fitonte para nga transferimi që të ketë mundësi të bëjë zëvendësimet e duhura.I njoftova në kohë, që të marrin masat e nevojshme.

Dua që të ndahemi me kokën lart dhe secili të arrijë një marrëveshje të mirë. Nëse ju nuk doni që unë të largohem, atëherë unë do të qëndroj.” Përfundoi Mbappe.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mbappe psg mbappe psg

Sondazh

Poll