Sport

Reja: “Janë dy ndeshjet vendimtare, një humbje na largon nga ëndrra”…

4 Tetor 2021, 12:18 Nga DOSJA
Reja: “Janë dy ndeshjet vendimtare, një humbje na largon nga

DURRES Sot, në mesditë, trajneri i Kombëtares Edi Reja, ka dalë në një konference për mediat në resort “Tropikal” në Durrës, ku dhe do të grumbullohen kuqezinjtë, ku ka folur për dy ndeshjet e kualifikuese të botërorit “Katar 2022” ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Sikurse dihet, ndeshja e parë do të zhvillohet në “Puskas Arena”, më 9 tetor me dyer të mbyllura, ndërsa me polakët, kuqezinjtë e Kombëtares do të përballet në “Air Albania”, më 12 tetor.

Mungesat e Abrashit dhe Laçit në mesfushë? “Janë dy lojtarë të rëndësishëm. Kanë cilësi dhe dinamizëm. Kanë goxha peshë në lojën e skuadrës tonë. Gjithsesi kemi një grup të madh lojtarësh, kemi zgjidhje të tjera. Duhet të modifikojmë përpara dy ndeshjeve të rëndësishme. Kondicioni i duhur fizik është pjesa më e rëndësishme përpara këtyre dy sfidave. Flasim për Kombëtaren, lojtarët që do të zbresin në fushë, duhet të japim maksimumin, nuk dua të flas për ata që mungojnë, dua të flas për lojtarët që kam, shpresoj që të bëjmë dy ndeshje të mira”.

Çfarë prentedojmë nga këto ndeshje? “Nuk dua të bëj konsiderata të tilla, janë dy ndeshje shumë të forta, për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet, jemi skuadër kompetitive, një humbje na largon nga ëndrra që kemi, për në “play-off”, është e detyrueshme që të marrim dy rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme. Janë dy ndeshjet vendimtare, për të shpresuar deri në fund që të jemi në lojë”.

11 mbrojtës të thirrur mos janë shumë? “Unë gjithmonë duhet të bëj zgjedhjet e mia, kam marr dy lojtarë për çdo rol të fushës. Kam 3 lojtarë në qendër. Kam marrë 6 në këtë rast, ka ardhur Dermaku që është rikuperuar, ashtu si edhe Veseli, që ka pasur problem fizike, jam kurioz të shikoj gjendjen dhe të bëj vlerësimet. Nuk kam marrë shumë mbrojtës, janë edhe Lenjani, Trashi, Balliu, Hysaj. Balliu po bën shumë mirë në La Liga, e kam ndjekur, dhe mund të na vlejë shumë në të ardhmen”.

Ndiqeni të plotë konferencën për shtyp të trajnerit të Kombëtares, Edi Reja…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport air albania më 12 tetor ndaj hungarisë dhe polonisë resort “tropikal” në durrës trajneri i kombëtares edy reja air albania më 12 tetor ndaj hungarisë dhe polonisë resort “tropikal” në durrës trajneri i kombëtares edy reja

Sondazh

Poll