Sport

“Koha të kthej faqen”/ Heroi i Euro 2016 me Shqipërinë i jep fund me futbollin e luajtur

4 Tetor 2021, 19:16 Nga DOSJA
“Koha të kthej faqen”/ Heroi i Euro 2016 me

SHQIPËRI-Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare Migjen Basha ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka lajmëruar të gjithë ndjekësit se ai nuk do të jetë më pjesë e futbollit të luajtur.

Migjen Basha u bë pjesë e Shqipërisë në vitin 2013, ndërsa takimi i fundit i lojtarit me fanellën kuqezi ka qenë në eleminatoret e Europianit më datë 8 qershor kundër Islandës. Gjatë këtyre viteve,mesfushori ka zhvilluar 33 takime duke shënuar 3 gola.

Basha ka qënë një nga faktorët kyç të kombëtares sidomos në arritjen historike që kulmoi me kualifikimin në Europianin e vitit 2016.Në karrierën e tij Basha ka luajtur me disa ekipe në Zvicër, Greqi dhe Australi si dhe me Atalantën, Torinon dhe Barin në kampionatin italian.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport migjen basha shqiperia migjen basha shqiperia

Sondazh

Poll