Sport

Efekti Mourinho/ Roma mbush shkallët e stadiumit, askush si klubi verdhekuq në Itali

4 Tetor 2021, 19:38 Nga DOSJA
Efekti Mourinho/ Roma mbush shkallët e stadiumit, askush si klubi verdhekuq

ROMË– Roma është mbushur me dashuri dhe tifozë. Klubi verdhekuq është në vendin e parë në Serie A për numrin e tifozëve në stadiume. “Olimpico” ka qenë gjithmonë i mbushur me tifozë që kanë dashur të mbështesin në masë ekipin udhëhequr nga trajneri Jose Mourinho.

Janë gjithsej 117,800 bileta të shitura për ndeshjet në kampionat, me një shikueshmëri prej 29,450 për ndeshje. është i pari ndër klubet e Serie A me 90.9% të mbushjes së stadiumeve, nga të cilat 97.3% e sektorëve të mbushur nga tifozët e Romës. Efekti Mourinho po ndihet, ashtu si dhe paraqitjet e mira të ekipit në këtë fillim sezoni.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport josë mourinho roma josë mourinho roma

Sondazh

Poll